ELBASAN- Nuk i kishte dhënë paratë e dozës së hashashit, 24-vjeçari merr peng për disa orë dhe keqtrajton 16-vjeçarin.
Policia e Elbasanit ndaloi Jani Xhufkën, 24 vjeç banues në lagjen Visarjon Xhuvani të qytetit, pasi sipas uniformave blu, ka rrëmbyer e keqtrajtuar një 16-vjeçar me inicialet R.H, rreth orës 23:55 të 16 korrikut 2013.
24-vjeçari, i shoqëruar dhe nga një shok i tij, e ka dërguar atë në fshatin Katund i Ri, pranë Bradasheshit dhe pasi e ka mbajtur për afro një orë në makinë, e ka rrahur dhe keqtrajtuar. Më pas e ka lënë të lirë, ndërsa vetë është larguar.
16-vjeçari ka shkuar në polici, ku ka bërë denoncimin, ndërsa sot pasdite është vënë në pranga 24-vjeçari Jani Xhufka.
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com