ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka pranuar gjykim të shkurtuar për pedagogun e gazetarisë Isidor Koti në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Pedagogu u arrestua në shtatorin e vitit të kaluar nën akuzën e mitmarrjes.

Pedagogu i gazetarisë, Isidor Koti, u kap me 84 mijë lekë të reja dhe 300 euro pas denoncimit të disa studentëve, pasi kërkonte para në këmbim të notës.

Gjatë senacës së radhës, Koti ka pranuar akuzën për korrupsion, ndërsa organi i akuzës ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, pasi palët kishin rënë dakord parimisht.

Petagogu I akuzuar për korrupsion pasiv, bashkë me dy studentët e tij për ushtrim ndikimi kanë qenë në arrest shtëpie, që prej shtatorit të 2012-ës. Pritet që pretenca të jepet në seancën e radhës, në 9 Maj.

(ad.ti/shqiptarja.com)