ELBASAN-LIBRAZHD - Aksident rrugor në segmentin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrajcës, ku një makinë tip golf përplaset me një makinë bujqësore motokorrëse. Nga aksidenti i Elbasanit ka mbetur një i plagosur, i cili po dërgohet drejt spitalit të Elbasanit.

I plagosuri ka mbetur shoferi i makinës golf, që lëvizte nga Korça në drejtim të Tiranës. Shkak i aksidentit ka qenë makina bujqësore, e cila i ka prerë rrugën makinës golf. Ndërkohë është shoqëruar në polici shoferi i makinës bujqësore.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)