Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Cerrik-Elbasan në vendin e quajtur ‘Kanali me kama’.

Mësohet se mjeti motor me targa AC 765 drejtuar nga 73-vjeçari ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik ndarësen.

Si pasoje është dëmtuar vete drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com