Elbasan, mungesa e ujit të pijshëm
reagon ndërmarrja e ujësjellësit

Elbasan, mungesa e ujit të pijshëm<br />reagon ndërmarrja e ujësjellësit
ELBASAN - Ndërmarrja e ujësjellësit në qytetin e Elbasanit ka reaguar ne lidhje me deklaratat e pak ditëve me parë të kreut të bashkisë, Qazim Sejdini, i cili rënditi si një ndër problematikat kryesore të këtij qyteti cilësinë e ujit të pijshëm.
 
Sipas drejtorit të kësaj ndërmarreje, Viktor Bello, rastet kur janë paraqitur probleme të caktuara me ujin e pijshëm janë sporadike dhe institucioni që ai drejton ka marrë masa për evidentimin dhe parandalimin e këtyre rasteve.
 
Ndërkohë banorët e lagjes “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit nuk ndajnë të njëjtin mendim me drejtorin ujësjellësit lidhur me këtë problematike.
 
Prej kohësh sipas banorëve konstatohen edhe ndëprerje me orë të tëra të ujit të pijshëm, ndërsa bëjne apel për zgjidhjen e kësaj situatë
 
Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime