Elbasan,ndërtimet pa leje,policia
në aksion,ndalohet një person

Vijon ndalimi i planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të operacionit, policia ka ndaluar një shtetas dhe proceduar penalisht dy të tjerë në gjendje të lirë, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm.

Policia ka ndaluar shtetasin Bekim Bengu, 55 vjeç, banues në fshatin Kodovjat. Ndalimi i tij u bë pasi, në fshatin Kodovjat kishte ndërtuar një objekt pa leje të organeve përkatëse në truall shteti.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Librazhd u referuan materialet në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

A.T., 30 vjeç banues në fshatin Mirakë, pasi në këtë fshat ka ndërtuar një shtesë pas gomisterisë së tij pa leje të organeve përkatëse. K.Rr., 50 vjeç banues në fshatin Mirakë, pasi në këtë fshat, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje të organeve përkatëse.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve! Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj, gati nisja e punimeve! Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj