Elbasan, ndotja e mjedisit 4 herë
mbi normat e lejuara të BE

ELBASAN- Tymi dhe bloza vazhdojnë të zgjojnë çdo mëngjes qytetarët e Elbasanit. Situata e ndotjes në Elbasan po kap vlera alarmante. Siç duket edhe nga këto pamje, Elbasani mbulohet çdo ditë nga një mjegull e ndotur, duke shkaktuar një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve.
 
Kulmi i ndotjes arrin në orarin 18:00 deri në 04:00 të mëngjesit, ku mund të shikohet me sy të lirë se çfarë ndotje shkaktohet në qytetin e Elbasanit

Dy ndotësit kryesor, firma Turke “KURUM” dhe ajo e Ferrokromit “ACR”, kanë thyer çdo parametër të lejuar të ndotjes. Specialist theksojnë se kjo ndotje shkon 4 herë mbi normat e lejuara të Bashkimit Europian.
 
Kreu i Klubit Ekologjik të Elbasanit, Ahmet Mehmeti, shprehet i indinjuar që situata e ndotjes në qytetin e Elbasanit nuk po gjen një zgjidhje nga instancat shtetërore.
 
Ai thekson se të dy kompanive të ish-Kombinatit Metalurgjik u është bërë thirrje që të ndezin filtrat pluhur kapës, por të gjitha kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhur. 

Muajin e fundit ka patur një shtim të ndotjes pranë ish-Kombinatit të Metalurgjikut. Kompania turke “Kurum” Dhe Ferrokromi “ACR”, kanë hequr dorë totalisht nga sistemi i filtrave duke shtuar sasinë e blozës kancerogjene që shpërndahet në atmosferë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit