Elbasan, ndotja e mjedisit
Firmat nuk përdorin filtrat
Problemi i ndotjes së mjedisit vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve elbasanas dhe shkaku kryesor i kësaj situate është ndotja industriale.
ELBASAN- Problemi i ndotjes së mjedisit vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i qytetarëve elbasanas dhe shkaku kryesor i kësaj situate është ndotja industriale.
Kompanitë “Kurum” dhe “Ferokromi ACR” nuk kanë vënë në zbatim filtrat e nevojshëm për mos emetimin e gazrave të dëmshëm në mjedis. Kreu i Klubit Ekologjik, Elbasan hedh poshtë pretendimin e firmës turke “Kurum” se emeton në atmosferë avuj dhe jo gazra kancerogjene.
“Ndotja vazhdon të jetë njësoj si herët e tjera, pra krahas rritjes së temperaturave kemi edhe shtimin e tymrave, gazrave në atmosferë, krejt lirshëm kështu që vazhdon të jetë e njëjta situatë e ndotjes, në mënyrë të veçantë me ndotjen industriale, por herë pas here edhe ndotjen nga djegia e mbeturinave urbane që për këtë vit për fat të mirë është në një nivel më të ulët.
Është për të ardhur keq, por avulli mund të dalë atje në një kohë të shkurtër, po e zëmë dhe gjysëm ore dhe nuk mund të dalë avull herë pas here të emetohet në ajër, dhe gjatë gjithë natës ose duke filluar që nga ora gjashtë e mbrëmjes e deri më vonë. Të hiqet dorë nga shkelja e ligjeve, të zbatohen rregullat, normat ligjore", tha për TV A1 Report kreu i Klubit Ekologjik.
Pak ditë më parë, një grup qytetarësh bashkë me shoqatën “Reago” protestuan para ambjenteve të “Kurum” me moton “Stop ndotjes kancerogjene”. Ata i bënë apel organeve shtetërore të ndërhyjnë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, shëndetin e tyre, si dhe të respektohet mjedisi si përparësi kombëtare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë
22 Dhjetor, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve
22 Dhjetor, 22:42
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit
22 Dhjetor, 22:25
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord
22 Dhjetor, 21:52
-
VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes
22 Dhjetor, 21:27
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)
22 Dhjetor, 21:18
-
VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane
22 Dhjetor, 21:10
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
GOLAT/ Dortmund fiton 1-3 kundër Wolfsburg, Bochum merr fitoren e parë në Bundesligë
22 Dhjetor, 21:08