Arrestohet në Elbasan Erion Etemaj! Kosova e kërkonte për laboratorin e kanabisit në Pejë, ku u zbuluan 1 ton drogë! Dy ende në kërkim

ELBASAN - Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. 

Erion Etemaj ishte një nga 3 pjesëtarët shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e Kosovës pas zbulimit të laboratorit të sofistikuar për kultivim të bimëve narkotike, ku dhe u sekuestruan 1 ton kanabis.

Erion Etemaj u arrestua në fshatin Papër të Elbasanit, informoi sot policia lokale, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Ëngjëllush Ibrahimi, dhe Eldi Mykaj

'Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Erion Etemaj, 34 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.', njofton sot policia

Pritet ekstradimi i tij në Kosovë, teksa Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare.

1731660314_erionetemaj.jpg

Erion Etemaj

4 tetor të këtij viti policia e Kosovës shpalli në kërkim 3 shtetasit shqiptarë dhe kërkoi ndihmë për arrestimin e tyre

Në kërkim nga Policia e Kosovës

Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Foto: Engjellush Ibrahimi, Erion Etemaj, Eldi Mykaj

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar