Elbasan, në pranga 9 muaj
pasi përdhunoi shurdh-memecen

Elbasan, në pranga 9 muaj<br />pasi përdhunoi shurdh-memecen
ELBASAN - Një i ri është vënë në pranga, pasi ishte në kërkim për përdhunimin e një vajze 20-vjeçare, shurdh-memece me inicialet S. A.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2012, kur Nertil Kruja, 26 vjeç ka hyrë në banesën e fqinjës së tij. Burimet zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, që nga ngjarja ai ishte në kërkim pasi gjykata kishte vënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë, Kruja në dhjetor të vitit të kaluar (2012) kishte hyrë në banesën e fqinjes së tij nga dritarja e banesës. Ai kishte përfituar nga fakti se në shtëpinë e 20-vjeçares nuk kishte njerëz duke kryer edhe abuzimin seksual me të.

Ndaj të arrestuarit, Nertil Kruja është ngritur akuza e “marrëdhënieve me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)