Elbasan, nën hetim Kryesekretari i
Gjykatës, abuzoi me pullat gjyqësore

Elbasan, nën hetim Kryesekretari i<br />Gjykatës, abuzoi me pullat gjyqësore
ELBASAN- Pezullohen nga puna dhe nis hetimi për Kryesekretarin e Gjykatës së Elbasanit, Shaban Dedja, si dhe sekretaren e tij, Mine Lami. Ata dyshohet se kanë përfituar financiarisht, duke manipuluar pullat gjyqësore.
 
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur taksën e pullës gjyqësore e cila vendoset në çdo dosje e më pas arshivohet në Gjykatë. Ndërkohë, dëmi ekonomik arrin në vlerën e 8 milionë lekëve të vjetra.
 
Shkelja është evidentuar rastësisht nga një gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, i cili e ka dërguar menjëherë këtë çështje për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.
 
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka bërë një kërkesë padi pranë Gjykatës së Elbasanit për “pezullim të ushtrimit të funksionit publik”, deri në përfundim të plotë të hetimeve për dy punonjësit e gjykatës.
 
Por, si ka funksionuar mekanizmi i abuzimeve me pullat gjyqësore?
 

Burime pranë Gjykatës së Elbasanit bëjnë me dije se kryesekretari kishte të arshivuara në kasafortën e tij të gjitha dosjet që do të paraqiteshin në Gjykatë për t’u gjykuar.
 
Kështu, çdo person i cili bën një kërkesë-padi pranë Gjykatës duhet të paguajë një taksë gjyqësore që varion nga 92 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të vjetra, për të vendosur në dosje një pullë me numër serial.
 
Këtë pullë, kryesekretari në bashkëpunim më sekretaren e tij e hiqnin nga dosjet e vjetra të arshivuara më parë në Gjykatë dhe ia vendosnin dosjeve të reja, duke i lënë dosjet e vjetra pa pullë, ndërsa paratë që mblidheshin për pullat e reja i përfitonin vetë 2 punonjësit.
 
Si rrjedhim, mosgjetja e pullës në një dosje të vjetër të rihapur për hetime ka krijuar dyshime dhe më pas është bërë edhe zbulimi i mashtrimit që bënin në bashkëpunim kryesekretari dhe sekretarja e tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor