Elbasan, nis kontrolli i pishinave
masa për ata që shkelin rregullat

Elbasan, nis kontrolli i pishinave<br />masa për ata që shkelin rregullat
ELBASAN - Edhe pse pishinat ende nuk janë hapur zyrtarisht, Inspektoriati Sanitar i Higjenës në Elbasan po kryen një sërë kontrollesh lidhur me kushtetet higjeno-sanitare.

Sipas Shefes së higjenës, Vilma Stërkeshi nëpër pishinat e qytetit janë shpërndarë aktkontrollet me qëllim eleminimin e problematikave dhe rritjen e kujdesit ndaj frekuentuesve të pishinave. Sipas saj, në rast se nuk do të shmangen problematikat, atëherë do të merren masa administrative kundrejt subjekteve private.

Ndërkohë përgjegjësi i një pishine private në Elbasan, Ismail Dura, shprehet se pastrimi dhe klorifikimi i pishinave duhet të bëhen në mënyrë periodike për të shmangur infeksionet e ndryshme. Një tjetër problematikë që haset gjatë sezonit të verës në pishina është mbipopullimi i tyre, sidomos gjatë pasditeve.

Subjektet duhet të zbatojnë hapësirën tre metër katrorë për person dhe moszbatimi i këtij rregulli sjell ndotjen bakteriale. Inspektoriati Sanitar i Higjenës ne Elbasan do të vazhdojë kontrollet intensivisht në pishinat e qytetit, me qëllim eleminimin e problemeve në fjalë.

Redaksia Online
(us/by/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin