Elbasan, nis kontrolli në pishina
për të shmangur infeksionet

Elbasan, nis kontrolli në pishina<br />për të shmangur infeksionet
ELBASAN- Duke qenë se jemi në sezonin veror, Inspektoriati Sanitar i Higjienës në Elbasan po kryen një sërë kontrollesh në pishinat e qytetit. Kontrollet janë fokusuar në kushtet higjieno-sanitare.
 
Sipas Shefes së Higjienës Vilma Stërkeshi ka pasur edhe problematika, ku në pishinat janë lënë aktkontrollet me qëllim eleminimin e tyre dhe rritjes së kujdesit ndaj frekuentuesve të pishinave.
 
Stërkeshi pohoi se, “në rast se nuk do të shmangen problematikat, atëherë do të merren masa administrative kundrejt subjekteve private. Ajo theksoi se, “përgjegjësi i pishinës duhet të sigurohet që frekunetuesit e pishinës të mos preken nga sëmundje të ndryshme të lëkurës, pasi përben rrezik për infeksionet dhe ky infeksion mund t’i përhapet edhe personave të tjerë që lahen në të njëjtin ujë”.
 
Përgjegjësi i një pishine private në Elbasan, Ismail Dura, shprehet se, “kushti ynë primar është pastrimi dhe klorifikimi i pishinave në mënyrë periodike. Pastërtia, ndikon në një pishinë të sigurt duke ulur në maksimum bakteriet e dëmshme që mund të shkatojnë infeksione të ndryshme të lëkurës”.
 
Një tjetër problematikë që haset gjatë sezonit të verës në pishina është mbipopullimi i tyre, sidomos gjatë mbasditeve.
 
Subjektet duhet të zbatojnë hapësirën tre metër katror për person dhe moszbatimi i këtij rregulli sjell ndotjen bakteriale. Inspektoriati Sanitar i Higjienës në Elbasan do të vazhdojë kontrollet intesivisht në pishinat e qytetit, me qëllim eleminimin e problemeve në fjalë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin