ELBASAN- Një motor i policisë është përplasur paraditen e sotme nga një automjet në qytetin e Elbasanit. Sipa pasojë, efektivi i policisë, Fatmir Çollaku, 54 vjeç, i cili ishte duke patrulluar në qytet ka mbetur i plagosur.
 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”. Drejtuesi i mjetit që përplasi motorin e policisë ka dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, efektivin e plagosur.
 
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujesia e drejtuesit të makinës, ndërkohë që mësohet se efektivi i plagosur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, shtetasi turk, Samuel Apusita, i cili drejtonte automjetin me targa EL 0810 C, që goditi motorin e policisë është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Elbasanit.

Redaksia Online
(a.q/e.s/shqiptarja.com)