Elbasan, operacioni “Ikonat”
sekuestrohen objekte kulturore

Elbasan, operacioni “Ikonat”<br />sekuestrohen objekte kulturore
ELBASAN - Sekuestrohen nga Policia e Elbasanit, disa objekte arti me vlera të rralla kulturore. Burime zyrtare nga uniformat blu lokale kanë bërë të ditur sot, se kanë arrestuar Beqir Gjurën, 47 vjeç, gjatë operacionit të koduar “Ikona”.

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, arrestimi i tij është bërë në qytetin e Elbasanit, kur po i transportonte objektet, ku i është bllokuar edhe një armë gjahu.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e Beqir Gjurës, me targa Elbasan 9089 B, dhe në bazë të informacioneve në rrugë operative, janë gjetur dhe sekutruar në cilësinë e provës materiale, një sërë objektesh dhe sendesh, me vlerë, vepra arti dhe kulture si edhe një armë gjahu teke, të cilën ai e mbante pa leje.
operacioni ikona logo
(Në foto: Sendet e sekuestruara nga Policia e Elbasanit)


Pasi është marrë informacioni, efektivët e Trafiqeve në Policinë e Elbasanit, kanë bërë ndalimin e mjetit në dalje të qytetit. Gjura është shoqëruar për në ambjentet e policisë dhe gjatë kontrollit janë gjetur, 3 pjesë heshtash të ndryshkura, 1 aparat metalkërkues dhe 1 gjerdan qafe me motive.

Menjëherë është bërë kontroll edhe në banesën e 47-vjeçarit ku janë gjetur dhe sekuestruar disa statuja prej materialesh të ndryshme dhe disa copeza ene balte që u përkisnin sendeve të ndryshme, si edhe një armë gjahu, teke. Policia i ka dërguar dosjen Prokurorisë së Elbasanit, për akuzën e “trafikimit të veprave të artit dhe kulturës”.
 
operacioni ikona logo
(Në foto: Makina ku u gjetën objektet kulturore)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende