Elbasan, OSBE bën bashkë
politikën kundër dhunës në familje

Elbasan, OSBE bën bashkë<br />politikën kundër dhunës në familje
ELBASAN- Janë gjendur bashkë deputetë të të gjitha forcave politike në kuadër të fushatës kundër dhunës në familje që është ndërmarrë nga OSBE në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Policinë e Shtetit. 4 deputete femra mes të cilave edhe Mesila Doda, si dhe dy deputetët Ardjan Turku dhe Bujar Kllogjeri kanë qenë përballë të rinjve, por edhe qytetarëve për t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me nismat e marra, hapat ligjorë dhe lobimi në parlament kundër dhunës në familje.
 
Deputetja Olta Xhaçka ka theskuar se huna në familje është një plagë e gjithë shoqërisë dhe sa më shumë aktorë të bëhen bashkë aq më mirë është. Ndërkohë deputetja Klodiana Spahiu dhe Mesila Doda kanë theksuar se ndërhyrjet që janë bërë dhe pritet të bëhen kundër dhunës në familje kanë të bëjnë edhe me një qasje tjetër të shoqërisë shqiptare.
 
Qëllimi i këtij takimi të veçantë ishte përcjellja e mesazheve të përbashkëta kundër dhunës si dhe zotimi për të luftuar këtë fenomen si në legjislativ ashtu edhe nëpërmjet edukimit të të rinjve.
deputetet per dhunen
deputetet per dhunen

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase