Elbasan, përdhunon fqinjën
shurdh-memece, pranga 26-vjeçarit

Elbasan, përdhunon fqinjën<br />shurdh-memece, pranga 26-vjeçarit
ELBASAN - Një rast i paprecedent është shënuar në Elbasan dhe më konkretisht në lagjen “Beqir Dardha”, ku 26 vjeçari Nertil Kruja ka përdhunuar një vajzë shurdh-memece. 20 vjeçarja S. A, është vajza e cila ka përjetuar fatkeqësinë më të madhe të jetës së saj, duke u përdhunuar barbarisht nga fqinji, i çili si rreng për të arritur qëllimin “kafshëror”, ka përdorur 2 motrat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fund të dhjetorit të vitit 2012 dhe autori ka qëndruar i fshehur deri sa është pikasur dhe arrestuar nga uniformat blu të policisë së Elbasanit. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka mundur të zbulojë të gjithë “mekanizmin” e përdorur nga 26 vjeçari Kurti, nëpërmjet të ëmës së S. A, Zembrijes.

Deklarata

Duke qenë se vajza është shurdhe-memece me aftësi te kufizuar, i është marrë deklaratë nënës së saj Zembrijes. “Vajza imë është shurdhe-memece dhe nuk ka pasur mundësi që të kërkojë ndihmë. Ajo më ka treguar se kur autori kreu aktin e përdhunimit vajza ime i ka thëne me shenja Nertilit, se gjithçka që ti më bëre mua do ia them babait”. Vajza ime është e traumatizuar dhe gjithë kjo histori që ndodhi nga kurthi që i ngritën dy motrat e Nertilit” dëshmon Zembria në polici. E ëma e 20-vjeçares shpjegon se, “Ne jetojmë në një shtëpi bashkë me vajzat tona përkatësisht 20 dhe 23 vjeçe dhe djali 13 vjeç.

Kemi një aktivitet privat, biznes të vogël, një dyqan këpucësh në bulevardin “Qemal Stafa”, në Elbasan. Dua të sqaroj se unë me bashkëshortin tim, kemi shkuar ne Turqi ditën e dielë të dhjetorit 2012”. Kur jemi kthyer nga Turqia, vajza ime mori një tel të trashë dhe e lidhi pas një trau, (pasi neve e kemi shtëpinë 2-katëshe) dhe tentoi të vetëvarej, shyqyr që qëllova unë aty dhe e kam shpëtuar vajzën time”.

E ëma shton se “E kam pyetur vajzën se çfarë kishte që ishte aq e mërzitur, dhe ajo me shenja, më tha që, para 4-5 ditësh, pra në kohën kur unë me bashkëshortin isha në Turqi ,rreth orës 10.00 vajza ishte vetëm në banesë pasi vajza e madhe ishte në dyqan dhe djali ishte në shkollë. Vajza më tha (gjithmonë duke komunikuar me shenja) se kishte qenë jashtë në katin e parë në oborr dhe në këtë moment kishin dalë fqinjët e mi. Vajza më shpjegon, thotë Zembrija, “se të dyja fqinjët të çilat janë motra i kishin thënë vajzës me shenja që hajde të pish një kafe tek shtëpia jonë.

Vajza kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe sapo është futur në banesë aty ka qenë vëllai i tyre, shtetasi Nertil Kruja dhe e ka tërhequr vajzën me zor, e ka shtrirë në dysheme, dhe e ka përdhunuar. Në këtë moment motrat e Nertilit kanë dalë nga dhoma, kanë mbyllur derën me qëllim që të mos dëgjoheshin nga komshinjtë se çfarë po ndodhte brenda shtëpisë së tyre” përfundon nëna e 20-vjeçares. Ndërsa 26-vjeçari ka dëshmuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo pasi ka qenë dëshirë e saj. Ndërkohë gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bazë të vendimit te dhënë nga ana e saj, ka vendosur për shtetasin Nertil Kurti, masën e sigurisë ‘Arrest me burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, parashikuar nga neni 283 te  Kodit Penal.

Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)