Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Metalurgji. Dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku për pasojë njëra ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në anë të saj.
/Shqiptarja.com
Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për disa të lënduar, por nuk ka njoftime për shtetas që rrezikojnë jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
d.c./shqiptarja.com










