ELBASAN- Një 68- vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan.
 
Vitktima është 68- vjeçari me inicialet H.H, banues në fshatin Thanë, i cili teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga automjeti me targa AA 633 PU.
 
68- vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, e më pas është nisur për në Tiranë ku dhe ka humbur jetën. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)