ELBASAN- Ish-Metalurgjiku i Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në një cisternë të kompanisë “Kurum”, në të cilët mbahet solari.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat mundësuan shuarjen e flakëve.

Po kështu, dy zjarffikëse të tjera u afruan në vendin e ngjarjes, në dispozicion në rast përkeqësimi të situatës.

Fatmirësisht, sipas raportimeve të policisë, zjarri që ka përfshirë cisternën nuk ka rrezikuar jetën e ndonjë punëtori.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)