Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka zbuluar skandalin duke pezulluar dy punonjësit.
Punonjësit e policisë Inspektor F.B. me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J. me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh në kundërshtim me ligjin pajisën me pasaportë biometrike Antonio Dedjan i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.
Antonio Dedja u arrestua në datë 20.04.2015, pasi në 19.04.2015 në lagjen “Emin Matraxhiu”, tek ish reparti ushtarak Krastë vodhën 190 kg hekur për skrap me vlerë 10.000 lekë.
Për vjedhjen Antonio Dedja u hetua në gjendje të lirë dhe më pas u dënua nga gjykata, por pas vendimit u arratis duke humbur gjurmët. Pas pezullimit nga gjykata të dy punonjësve vijojnë hetimet nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë.
dy.b/shqiptarja.com