Banorët e Gjinarit deklarojnë se u vjen turp për fshatin e tyre pasi u bë kohë e gjatë që nuk është vënë dorë për të. Më keq paraqitet aksi nga shkolla e mesme dhe sheshi në qendër. Ata shprehen se turistët janë reduktuar shumë. Vijnë njëherë e nuk kthehen më .
“Si vend mirë është, por nuk ka kushtet e tjera. Nuk ka ujë, rrugë s’ka. Dhe tani, çdo katër vjet ndërrohet qeveria dhe për katër vjet asnjë nuk bën gjë”, tha banori.
Disa prej banorëve shprehen se i kanë mbrojtur pishat dhe pyllin sepse e konsiderojnë të vetmen mundësi për zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave.
Ndërkohë që gjatë periudhës së zgjedhjeve premtohet shumë për parkun e Gjinarit, sapo përfundojnë ato gjithçka mbetet si më parë.
“Këtu ka një kohë të gjatë që nuk është vënë dorë fare. Ik pushteti, vjen pushteti, s’është vënë dorë. Vijnë turistët dhe vënë duart kokës, vijnë e shohin. Unë habitem çfarë bëhet, pikë turistike dhe dorë s’është vënë. Vijnë vetëm në kohën e pushtetit thotë llafet e mira sa marrin ato vota dhe ikin, as nuk na shohin më, as duan t’ia dinë fare”, thotë një tjetër banor.
“T’i vëmë flakën”, shprehet i revoltuar një banor.
Qendra e Gjinarit është klasifikuar si kërkesa numër një e banorëve të Shpatit në buxhetimin me pjesëmarrje. Megjithatë gjatë verës që lamë pas mungesa e zjarrfikëseve bëri që një pjesë e konsiderueshme e pishave është shkrumbuar dhe nuk dihet se kur do të bëhet zëvendësimi i tyre.
Ndërkohë, korrespondenti i Report Tv në Elbasan, Besnik Ademi, është interesuar pranë Bashkisë për këtë problem, ku i kanë pranuar se ka një projekt në letër pë Parkun e Gjinarit, por ende asgjë konkrete.
[gallery]24475[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO



