Elbasan, pas ndeshjes përplasen
dy grupe të rinjsh, 1 plagoset

Elbasan, pas ndeshjes përplasen<br />dy grupe të rinjsh, 1 plagoset
ELBASAN - Dy grupe të rinjsh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes gjysmë-finale të Kupës së Konfederatave, Spanjë- Itali.

Sherri ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme e enjte (27.06.2013) në një pikë bastesh pranë Kryqëzimit të Cërrikut.

Korrenspondenti i TV A1Report  Andi Qosja informon se sherri mes të rinjve është përshkallëzuar në përdorimin e sendeve të forta si shishe, tavlla duhani dhe gota birre. Madje dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri të tipit pistoletë.

Nga përplasja fizike mes dy grupeve të të rinjve është plagosur rëndë njëri prej tyre i cili ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën vëzhgimin e mjekëve. Këta të fundit po diskutojnë dërgimin e të plagosurit në Spitalin Ushtarak pasi ka humbur shumë gjak.

Nuk dihet nese i riu është plagosur nga goditja me sende të forata apo me armë zjarri. Policia nuk bën të ditur identitetin e të plagosurit.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara