ELBASAN - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së djelës në rrugën nacionale Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë.
Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, 47-vjeçari Arben Duja ka humbur jetën, pasi makina tip Benz në të cilën ishte pasagjer ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të saj.
Ndërkohë në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i automjetit, Qemal Filja, i cili është njëkohësisht vjehrri i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për në komisariatin e Elbasanit, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që tejkalimi i normave të shpejtësisë të jetë bërë shkak i aksidentit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com