Elbasan, përgjimet gozhdojnë
përdhunuesin e mbesës së mitu

Elbasan, përgjimet gozhdojnë<br />përdhunuesin e mbesës së mitu
ELBASAN - Përgjimet telefonike të 35-vjeçarit Eno Eshi, që përdhunoi mbesën e tij të mitur në Greqi, janë provat kryesore deri më sot që konfirmojnë krimin e kryer prej tij rreth 10 ditë më parë.

Eshi, nga fshati Bujqëz i Elbasanit, është vënë përpara akuzave dhe provave, por burime të Policisë thanë për "A1Report!" se ai i ka mohuar ato.

Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit është duke pritur edhe provat mjekësore nga Greqia për të plotësuar të gjithë dosjen e tij, megjithëse të dhënat e deritanishme pohojnë se ai e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet nga familja e motrës së tij. 

Motra e tij jetonte familjarisht në qytetin e Selanikut, në Greqi dhe ditën që ka ndodhur ngjarja, është nisur për në Shqipëri me bashkëshortin e saj, duke e lënë vajzën 13-vjeçare me dajën e saj. Por, daja, në orët e vona të po asaj natë, ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me mbesën e tij të mitur vetëm 13 vjeçe.

Vajza, e traumatizuar, ka njoftuar prindërit e saj, që janë kthyer menjëherë për në Greqi, ndërsa i ati ka bërë një kallëzim në policinë e të dyjave shteteve për kunatin e tij, që pasi u arrestua, akuzohet për  “marrëdhënie seksuale me të mitur, me persona në gjini”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik