ELBASAN- Përplasja e dy motoçikletave në aksin rrugor Elbasan-Kuçovë, ka rezultuar fatale për 45-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Viktima, Lumturie Madhi, udhëtonte në një motor së bashku me të birin 18 vjeç, M. Madhi, i cili ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.

Mësohet se motoçikleta me të cilin udhëtonin pjesëtarët e familjes Madhi është përpasur me një tjetër motoçikletë në afërsi të fshatit Dëshiran.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i motoçikletës tjetër, ndërsa dyshohet që shkak i aksidentit të jetë mungesa e ndriçimit në rrugë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)