ELBASAN- Një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur mbrëmjen e kësaj të marte nga një makinë.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se viktima është rreth moshës 60-65 vjeç, e ndërsa nuk është identifikuar ende.

Makina që e ka përplasur kalimtarin jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

"Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan - Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën", njofton policia.