Një 41 vjeçar nga Durrësi është vendosur në pranga pasi dyshohet se ditën e djeshme, 4 gusht në fshatin Polis Vilë shkaktoi një aksident automobilistikduke plagosur 4 pasagjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Automjeti kamionçinë që drejtonte L.M., ka pësuar defekt dhe ngaqë ky shtetas nuk ka marrë masa për sigurimin e plotë të automjetit, ky i fundit ka rrëshkitur dhe ka goditur automjetin me drejtues shtetasin R. B., 53 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë” informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.