ELBASAN- Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur me 6 fishekë që e mbante në makinë. Pistoletën i riu e kishte fshehur brenda një çantë, ndërsa për kapjen e tij kanë ndihmuar edhe qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë person që mbante armë.
Arrestimi i tij ka ardhur në rrugën "28-Nëntori", ndërsa vetë i riu banonte në fshatin Përparim në Peqin. Në operacionin për arrestimin e tij kanë marrë pjesë Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme " Shqiponja".
Komento