I kërkuar për plagosjen e 3 tre personave dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, kush është 43-vjeçari që u arrestua sot në Elbasan

I kërkuar për plagosjen e 3 tre personave dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, kush është 43-vjeçari që u arrestua sot në Elbasan

I arrestuari, Gentian Mino

ELBASAN- Ky është Gentian Mino, 43-vjeçari i cili në datën 2 gusht 2019 ka plagosur me armë dy persona dhe me sende të forta një të tretë. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka arritur të sigurojë foton e 43-vjeçarit i njohur ndryshe si 'Gent Faqja', i cili u arrestua rreth një vit pas konfliktit të regjistruar në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, Mino dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan, por policia nuk i specifikon ato, duke theksuar se vijojnë hetimet.

Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese"  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit". 

Po për çfarë ngjarje bëhet fjalë? Report Tv mëson se bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 2 gusht të vitit 2019 "C'est La Vie" pranë Pallatit të Sportit. Të plagosur me armë zjarri në këmbë mbetën Mihal Kocashi dhe Astrit Cërriku, pronari i barit te Turizmi, ndërsa Fezi Ago mori plagë të lehta në sy si pasojë e goditjes me qytën e armës. Të plagosurit kanë lidhje fisnore mes tyre. Shkak dyshohet se është bërë një borxh i pashlyer.

Njoftimi i plotë i Policisë
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Polciisë Elbasan në bashkëpunim me Njësinë speciale të Kërkimit "Fast". Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme "FAST" në DPPSH,  në kuadrë të operacionit policr të koduar "Zaranika" u bë kapja dhe  ndalimi i shtetasit:

G.M., 43 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuse"  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit".

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme proceduriale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2020 01:20

    Nga paraqitja duket si burgaxhinjte ose gangsteret e sotem amerikane,nga te tjerat,duket tamam shqipo I konsumuar e I mbaruar fizikisht.

    Përgjigju
  • Vendosin: 19/09/2020 19:43

    Mond kosenin drejtor policije në elabason dhe shikoni si bohen keta trimat e elbasonit Nuk din nga te futen . Kur ishte mondi në elbason keta I zinte gjumi qe në 6 ashte te darkes..

    Përgjigju
  • Fredi: 19/09/2020 11:01

    Ja shife kta moren ne qsf nje shqiperi te ter kta barbona vrasin presin vjedhin shife ca njeriu te mari jeten ky

    Përgjigju
    • Erik: 19/09/2020 14:13

      Fajin me te madh e ka drejtesia e munguar. Nese ky apo shoket e ketij do ishin denuar nga 15-20 vjet, e sigurte qe te tjeret do vinin mend para se te ngrinin armet kunder tjetrit.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy