ELBASAN- Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika të ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, rreth orës 20:40.

Ora 23:30 - Policia e Elbasanit ka arrestuar disa orë pas ngjarjes autorin e krimit shtetasin Kliton Gjyla.
 
Kliton Gjyla ka goditur me thikë 26-vjeçarin Ledio Duro, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa sipas mjekëve, nëse gjendja e tij nuk shfaq përmirësime, do të dërgohet me urgjencë drejt spitali Ushtarak në Tiranë.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje i riu fillimisht është goditur me grushte dhe shqelma, ndërsa në momentin që ka rënë pa ndjenja në tokë, është goditur edhe me thikë.
 
Ndihmën e parë, 26-vjeçarit ia kanë dhënë disa punonjës të mirëmbajtjes së bashkisë, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, dhe po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve.
 
Ndërsa, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje që mund të jetë një zënke për motive të dobëta.

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)