Tre të rinj kanë plagosur me thikë një 21-vjeçar, për arsye të ende të panjohura. Agresorët ishin të veshur me kapele dhe doreza, ndërsa i janë afruar të riut me iniciale E.C., 21 vjeç, dhe e kanë goditur atë me mjete të forta dhe thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e autorëve dhe arsyeve që çuan në plagosjen e të riut.
Komento
Si ka mundesi qe keta persona rrin neper rruge ,kur urdheri eshte te rrin ne shtepi ???..
Përgjigju