ELBASAN - Arrestohet dy ditë pas ngjarjes autori i plagosjes së një 29-vjeçari në Elbasan. Mbrëmjen e të hënës, dy të rinj u përfshinë nga një sherr në ambientet e një lokali, ndërsa përleshja vijoi edhe jashtë tij. Albert Peqini, 37 vjeç, goditi me thikë B.S, 29-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. 29-vjeçari mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mëngjesin e sotëm policia njoftoi arrestimin e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së 29 vjeçarit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, falë një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit B.S., 29 vjeç, ndodhur në datë 01.10.2018.
Ndalohet shtetasi Albert Peqini, 37 vjeç, banues në lagjen "5 Maj" Elbasan. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Albert Peqini, gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e jashtme të një lokali në lagjen "5 Maj" , Elbasan, ka plagosur me thikë shtetasin B.S.
Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal.
Komente









