Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.
“16-vjeçari në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan”thuhet në njoftim.
Fatmirësisht 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com