Elbasan - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. 53 vjeçari Artan Berati, ka goditur me thikë ish bashkëshorten e tij për motive të dobëta. 53 vjeçari është kapur dhe shoqëruar nga policia, ndërsa 48 vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Tomorr Sinani’ në qytetin e Elbasanit.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bëri të mundur arrestimin e Artan Beratit, si dhe sekuestrimi i thikës me të cilën kishte sulmuar ish gruan, të cilën e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.