Një 50-vjeçar, shtetasi Aleks Marleka me profesion taksist, është plagosur me thikë në bark nga 65-vjeçari Ndoc Nogaj.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka qenë vetë 50-vjeçari i cili ka njoftuar uniformat blu.
Ndërkohë 50-vjeçari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
65- vjeçari i dyshuar si autor i plagosjes dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:08, është marrë njoftim nga shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi N. N., 65 vjeç.
50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi N. N., 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.










Komente
Komento