Mbrëmjen e sotme dy të rinj nga qyteti i Elbasanit A.Q 19 vjeç dhe  F.T 18 vjeç janë konfliktuar me një 23 vjeçar për motive të dobëta në ambjentet e brendëshme të një lokali.

Si pasojë janë plagosur A.Q dhe F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion Paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen "28 Nëntori",  Elbasan, në ambjentet e brendshme të një lokali  shtetasit  A.Q, 19 vjeç dhe  F.T., 18 vjeç ( shokë) banues  në Elbasan, për motive të dobëta janë konfliktuar me nje shtetas tjeter rreth 23 vjeç.

Si pasoje e konfliktit jane plagosur me thike shtetasit A.Q e F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan,  dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit.