Një aksident ka ndodhur në orët e paradites së sotme në qendër të Elbasanit. Ngjarja është shënuar pranë rrethrrotullimit të bashkisë, ku janë përfshirë nënë e bir.

Një automjet ka përplasur një grua, e cila ka qenë duke kaluar te vijat e bardha së bashku me fëmijën 10 muajsh me karrocë. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se foshnja po i nënshtrohet kontrollit mjekësor.


Makina që shkaktoi aksidentin

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se nënë e bir nuk kanë probleme serioze nga përplasja.

Informacioni paraprak i policisë:
Në rrugën "Qemal Stafa",mjeti tip “Kia” me targa AA 489 CR, me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në fshatin Tregan, Elbasan, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me targa DE 519 HS, me drejtues shetasin M.M., banues në Elbasan, qe kishte ndaluar para vijave të bardha per ti dhene te drejte kalimi kembesoreve dhe si pasojë e goditjes mjeti me targa DE 519HS ka goditur këmbësoren e cila ishte bashkë me fëmijën e saj shtetasin, L.P., 1 vjeçe, banuese në Elbasan.

Menjeherë shtetasi L.P, dhe nëna e tij janë dërguar në Spitalin e Elbasanit, dhe pas kontrollit mjeksore, rezultoi se shtetasit nuk kan asnjë demtim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të shkakut të aksidentit.


Makina që shkaktoi aksidentin