Policia e Shtetit ka arrestuar 45 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
'Jam sot këtu, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune hetimore tremujore, te ndjekur me metoda proaktive, u bë e mundur goditja e një rrjeti që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.
Strukturat hetimore të Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, si dhe ato të sektorit operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtrarive kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe në informacionet e marra nga qytetarët, për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike kryesisht për moshat e reja, referuan materialet e siguruara në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila regjistroi procedimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për disa shtetas që ushtronin këto veprimtari kriminale.
Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.
Ndjekja e këtij procedimi penal u bë me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, duke administruar në vazhdimësi çdo indicie dhe provë të re që sigurohej nga hetimi, inidicie të cilat ishin objekt analizimi dhe përcaktimi detyrash për ndjekje, në takimet periodike me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit.
Si rezultat i përkushtimit, përqendrimi maksimal në procesin e hetimit, bashkëpunimit dhe zbatimit të përpiktë të detyrave, u bë i mundur dokumentimi i përfshirjes në këto veprimtari kriminale të 52 shtetasve, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, të ndarë në disa grupe kriminale.
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.'- njofton policia.
Lajmi kryesor: