ELBASAN - Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka prezantuar planin e masave të marra në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit publik para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit.
Sipas zëdhënëses së kësaj drejtorie, Valbona Begu, rreth 330 punonjës policie janë trajnuar për këtë process, ku janë njohur me kuadrin ligjor dhe detyrat që i ngarkon ligji për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Po kështu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, paralelisht me trajnimet e forcave të policisë, është hartuar edhe një plan masash për parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale.
Një rëndësi të veçantë në planin e masave të kësaj Drejtorie, i është kushtuar edhe raportit me mediat ku janë parashikuar kontakte të herëpashershme për të raportuar gjithçka ndodh në gjithë Qarkun, përgjatë zgjedhjeve të 23 Qershorit.
(es/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com