ELBASAN - Kapet me 200 kilogramë lëndë narkotike agjenti i Shërbimit Informativ Shtetëror Eugen Muçaj.
Sipas policisë, agjenti i SHISH, është kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike me një makinë në periferi të qytetit të Elbasanit, në drejtim të Librazhdit.
Prej disa kohësh, sipas informacioneve, agjenti i SHISH I cili ushtronte detyrën e tij në Tiranë mbahej nën vëzhgim dhe forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ishin informuar për lëvizjen e fundit që do të bënte Mucaj.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se mes të arrestuarve janë përfshirë edhe persona të tjerë. Ndërkohë, pas kontrollit në banesën e agjenit të SHISH në Tiranë ju gjet një pasaportë me nënshtetësi amerikane, si dhe një sasi e konsiderueshme parashë.
Ende nuk dihet destinacioni i drogës, ndërkohë që policia vijon hetimet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com