ELBASAN - Është prezantuar këtë të martë në ambjentet e Prefekturës, prefekti i ri i qarkut të Elbasanit, mjeku i njohur Arben Kamami. Prezantimin e tij e ka bërë zv/ministri i Brendshëmm Ilir Mustafaraj i cili duke bërë një përmbledhje të misionit dhe detyrës që ka prefekti i qarkut tha se, “qeveria ka disa prioritete të cilat lidhen me zbatimin e ligjshmërisë në fushën e problemeve që lidhen me standardin e jetës së qytetarëve si shëndetësia, arsimi, dhe në tërësi e gjitha politika sociale, e lidhur kjo me fushën e rendit dhe emergjencave civile”.
Mustafaraj vlerësoi qarkun e Elbasanit përsa i përket përplasjes së kompetencave ku kërkohet ndërhyrja e prefektit në zbatim të ligjshmërisë, ndërsa ka çmuar qytetarin e qarkut të Elbasanit, duke shprehur besimin se puna e prefektit do të jetë më e lehtë, në shumë probleme si ndërtimet pa leje, prerja e pyjeve si edhe përballimi i situatave në periudhën e dimrit që po afron.
Prefekti tashmë i larguar Shefqet Deliallisi duke i uruar mirëseardhjen mjekut Arben Kamami ka bërë një përmbledhje të shkurtër të punës së tij prej pesë vitesh në këtë detyrë duke e vënë theksin tek investimi madhor që është realizuar në këtë qark, rruga me tunel Elbasan-Tiranë. Prefekti i sapoemëruar Arben Kamami ka falenderuar të pranishmit në këtë ceremoni mes tyre kreun e bashkisë, drejtues të institucioneve vendore, etj.
“Rruga ime për të ardhur deri këtu nuk ka qenë i lehtë, dhe momenti i vështori i kësaj rruge ka qenë vendimi për tu larguar nga profesioni im që kam kryer prej kaq vitesh. Megjithatë të gjithë atë përkushtim që kam shprehur në detyrën e mëparshme do të përpiqem ta bëj edhe në këtë post, duke zbatuar ligjin. Ky institucion do të jetë i hapur në shërbim të qytetarëve”, tha Kamami.
Arben Kamami është një intelektual i shquar i cili vjen nga një familje elbasanase me tradita, ai prej 28 vjetësh ushtron profesionin e tij si mjek urolog në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli".
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com