Elbasan, priten 140 lidhje
debitorësh energjie në 24 orë

Elbasan, priten 140 lidhje<br />debitorësh energjie në 24 orë
ELBASAN - Të paktën 140 lidhje debitoresh janë ndërprerë nga CEZ- Shpërndarja brenda një dite në Elbasan. Drejtori Rajonal i CEZ- Shpërndarjes, Merxhan Leka thekson se, “puna për prerjen e lidhjeve të atyre që nuk e paguajnë energjinë elektrike është kthyer në një punë të përditshme për ndërmarrjen tonë”.

Sipas Lekës, nuk do të tolerohet asnjë konsumator, që nuk e paguan shërbimin e energjisë. Më tej ai shton, se ky qëndrim i kompanisë, që ai drejton, ka ngjallur edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të cilët kanë reaguar duke rritur nivelin e pagesave të faturave të energjise elektrike.

Drejtori i CEZ Shpërndarja Elbasan thotë, “se gjatë kësaj periudhe janë prerë lidhje qoftë të klientëve familjarë, bizneseve apo institucioneve që janë debitorë ndaj kësaj kompanie”.

Puna për prerjen e lidhjeve të klientëve debitorë ndaj CEZ-Shpërndarjes realizohet nga disa grupe pune në terren, ndërkohë që pritet të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit kryesor, që është edhe minimizimi i humbjeve si rezultat i borxheve, që klientet i kanë kësaj kompanie.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime

Krisje mes Marinës dhe Ghetto Geasy-t? Postimi që u fshi sa hap e mbyll sytë nxit reagime