Elbasan, procedohen 8 persona për vepra të ndryshme penale

Elbasan, procedohen 8 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Elbasanit

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit procedohen penalisht 8 persona për vepra të ndryshme penale. Konktretisht ndaj këtyre personave do të përcaktohet masa e dënimit për veprat penale si më poshtë:

Njoftimi i plotë i Policisë

• Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Elbasan kanë proçeduar penalisht për veprën penale "Fshehja e të ardhurave", shtetasin Sh.K, vjeç 51, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 300 kilogramë metrazhe, pa faturë shoqëruese malli, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. 

• Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramash arrestuan në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" shtetasi: Marjo Dragoti, 25 vjeç, banues në fshatin Nartë Gramsh, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, shtetasit E.D 32 vjeç. Nga kontrolli në banesë, ju gjet e bllokuan në cilësinë e provës materiale një krehër automatiku dhe 34 fishekë luftarakë. 

• Po në Gramsh u arrestua në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi", shtetasi: Emanuel Xheka, 24 vjeç banues në Shelcan Gramsh, pasi në fshatin Kodovjat, duke drejtuar motorrçikletë pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjeri, shtetasi P.Xh, 29 vjeç, banues në Shelcan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

• Në Peqin nga Specialistët e Qarkulimit Rrugor u procedua penalisht për veprën penale "Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi", shtetasi A.B, 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Peqin u kap duke drejtuar pa Leje Drejtimi, mjetin tip “Benz” .

• Në Librazhd u procedua penalisht për "Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi", shtetasi I.K, 52 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin Xhyrë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” . 

• Në Cërrik, nga Specialistët për Hetimin e Krimit filloi procedimi penal për "Plagosje të lehtë me dashje" në bashkëpunim, për personat: J.A., 48 vjeç, V.Xh 21 vjeç dhe E.A, 22 vjeç, banues në Cërrik, pasi tek “Tre Dyqanet”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobta pas një konflikti verbal kanë goditur me sende të forta, shtetasit K.S 30 vjeç dhe K.Sh 29 vjeç, ku si pasojë, K.S. ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)