-
Ndryshimet në Kodin Penal/ Një ditë burg vlen 7 mijë lekë të rinj! Për vepra të lehta penale konvertohet me pagesë! Përjashtohen korrupsioni, trafikimi e dhuna në familje
Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal krijon për herë të parë hapësirën ligjore që të akuzuarit për vepra të lehta penale ta kryejnë dënimin duke e konvertuar në pagesë për buxhetin e shtetit. Ekspertët kanë shkruar në draft se një ditë burg do të konvertohet me 7 mijë lekë të rinj. Tashmë një ditë paraburgimi do llogaritet baraz me një ditë burg dhe kjo pritet të ketë ndikim në shmangien e shtyrjes së gjyqeve.
21 Shtator 2023, 16:17