Elbasan, prokuroria kërkon burg përjetë për Ramis Micin! Një vit më parë vrau bashkëjetuesen, nënë e dy fëmijëve

Elbasan, prokuroria kërkon burg përjetë për Ramis Micin! Një vit më parë vrau bashkëjetuesen, nënë e dy fëmijëve

Ne foto Ramis Lici dhe viktima, Jetlira Elezi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan  kërkon dënimin me burg përjetë për burrin që vrau  bashkëjetuesen e tij në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik 2022 në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, në banesën që çifti kishte marrë me qera.

Jetlira Elezi, 37-vjeçe  u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Ramis Mici

 Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën Jetlira Elezi, 37-vjeçe  të pajetë në mes të dhomës dhe të vrarë me thikë.

Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Prokurori i çështjes Xhelian Seferi kërkoi që Ramis Mici të shpallet fajtor për akuzën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit ishin me ish bashkëshorten.

Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë