Elbasan, protestojnë banorët e Godoleshit

Banorët e fshatit Godolesh në Elbasan kanë protestuar përpara bashkisë, mëngjesin e kësaj së hëne. Shkak për protestën është bërë rruga e shembur prej disa muajsh. Ata ankohen se rruga është jetike për dhe se prej disa muajsh janë izoluar.
 
Në mbështetje të banorëve ishte deputeti i PD-së z. Luciano Boci. Ai deklaroi se është e pafalshme për pushtetin vendor që ka lënë të izoluar për muaj të tërë 3 mijë banorë të këtij fshati.

Një përfaqësi e banorëve bashkë me deputetin Boçi kanë realizuar takim me nënkryetarët e bashkisë Elbasan dhe është rënë dakort që të ketë një ndërhyrje emergjente brenda tre ditëve

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit