Elbasan, protestojnë invalidët
2 muaj pa marrë asistencën

ELBASAN - Rreth 50 persona me aftësi të kufizuar protestuan përpara komunës së Shirgjanit në rrethin e Elbasanit duke kërkuar asistencën e paaftësisë prej muajit shtator e në vazhdim. Të shoqëruar edhe nga familjarët, grupet e personave me aftësi të kufizuar bënë thirrje për reagim të menjëhershëm të qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për të zgjidhur situatën e krijuar.

Ndërsa Administratorja e ndihmës sociale në komunën Shirgjan, Drita Çerri shprehet se, 30 shtatori ka qenë dita e fundit kur në komunë ka ardhur fondi, por nga muaji tetor, nëntor dhe dhjetori, që po afron, nuk ka ardhur asnjë fond tjetër.

Në komunën Shirgjan janë 282 persona të paaftë për punë dhe 53 kujdestarët e tyre, 23 persona të verbër me 13 kujdestarë, 17 para dhe tetraplegjikë dhe njëkohësisht 17 kujdestarë. Vlera që duhet të ishte akorduar çdo muaj komunës Shirgjan, duhet të ishte 405. 900 lekë të reja.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati