ELBASAN - Partia Socialiste në Elbasan bën publike praktikat se si PD e këtij qyteti po u merr kartat e identitetit punonjësve në shëndetësinë e qytetit, duke bërë presion të votojnë PD. Deklarata vjen nga zëdhënsi i PS-së së Elbasanit, Elton Qosja.
Sipas tij, marrja e kartave është bërë me qëllim që ata të mos votojnë dhe u është marrë atyre që dihet se do të votojnë për PS. “Praktika intimiduese është bërë një listë e zezë. Janë punonjës të majtë; u kanë marrë kartën, që të mos votojnë”, thotë Qosja. Sipas tij, te tatimet, spitalet, nëpër institucionet rajonale të administratës është përdorur një praktikë e tillë.
Zëdhënësi Qosja ka akuzuar PD për demagogjinë e faljes së energjisë elektrike pa asnjë akt administrative të regjistruar. “Kjo praktikë e pandershme do të dënohet rreptësisht pas 23 qershorit”, theksoi Qosja. Në fund të fjalës së tij, zëdhënësi i PS i bëri thirrje çdo qytetari, i cili ndjehet i kërcënuar, që të denoncojnë veprimet e PD-së pranë selisë së Partisë Socialiste në Elbasan.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com