Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Elbasan, pas një aksidenti në punë. Punëtori me inicialet Y. Ç., është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e punimeve, 36-vjeçarin me inicialet Z. S., i akuzuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Po ashtu kanë nisur hetimet edhe ndaj pronarit të objektit, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.